Takimi i parë i nëngrupit tematik Ujë për Njerëz

Takimi i parë i nëngrupit tematik Ujë për Njerëz

Më datë 20.01.2016, pranë ambienteve të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës u mbajt takimi i parë i nëngrupit tematik “Ujë për njerëz”.

Në këtë takim të udhëhequr nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës morën pjesë  përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Shëndetësisë, Enti Rregullator i Ujit, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve, Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë, Shoqata për Autonomi Vendore, Qëndra Rajonale Mjedisore dhe GIZ Albania.

Fillimisht u mbajt fjala e hapjes nga Kryetari i nëngrupit tematik Znj.Lindita Sotiri e cila bëri prezantimin e nëngrupit tematik dhe pjesëmarrësve. Më pas përfaqësuesi i Sekretariatit të Grupit për Menaxhimin e Integruar të Politikave në sektorin e ujit, Z.Arduen Karagjozi mbajti një prezantim mbi mekanizmin e GMIP-së për ujin dhe nëngrupet tematike përkatëse.

Në vijim u prezantua kalendari i punës i nëngrupit tematik dhe produkti i parë i pritshëm, që do të jetë Dokumenti i Qasjes Politike të Sektorit të Ujit. Pjesëmarrësit në takim ngritën pyetje dhe sollën propozimet e tyre për vijimësinë e punës së nëngrupit tematik. Në këtë kuadër, pjesëmarrësit e nëngrupit tematik do të kryejnë analizat e problematikave që hasin gjatë punës së tyre dhe do të propozojnë objektivat dhe parimet për tu përfshirë në Dokumentin e Qasjes Politike të Sektorit të Ujit, në emër të nëngrupit tematik duke mbajtur në fokus “ujin për njerëz”.