Takimi i tretë i Grupit Ndërinstitucional të Punës për hartimit e paketës ligjore në fushën e menaxhimit të burimeve ujore

Takimi i tretë i Grupit Ndërinstitucional të Punës për hartimit e paketës ligjore në fushën e menaxhimit të burimeve ujore

Në kuadër të procesit të integrimit evropian, AMBU me mbështetjen e projektit “Mbështetja e BE-së për menaxhimin e integruar të ujit në Shqipëri”, financuar nga BE dhe ADA, ka hartuar paketën ligjore me synim përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar në fushën e menaxhimit të burimeve ujore me acquis të Bashkimit Evropian.

Në zbatim të Urdhrit nr.24 prot., datë 9.02.2021, të Kryeministrit, “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e paketës ligjore në fushën e menaxhimit të burimeve ujore”, AMBU organizoi në datën 31.05.2021 takimin e tretë me anëtarët e Grupit Ndërinsitucional të Punës për vijim e hartimit të paketës ligjore në fushën e menaxhimit të burimeve ujore.

Në këtë takim u bë një përmbledhje e çështjeve kryesore të diskutuara në takimin e dytë dhe u prezantuan draft nenet e ligjit të rishikuara, me komentet dhe sugjerimet e anëtarëve të Grupit të Punës të reflektuara.

Në bazë të planit të punës Grupi Ndërinstitucional i Punës diskutoi nen për nen draft nenet e Seksionit II.3 të Kreut II dhe Kreut III. Në përfundim të takimit u arritën konkluzione të përbashkëta mbi draft nenet e diskutuara.