Takimi trilateral i ekspertëve të mjedisit midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi

Takimi trilateral i ekspertëve të mjedisit midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi

Takimi trilateral i ekspertëve të mjedisit midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, i cili u zhvillua në datë 24 prill 2018 në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjetikës, Kroaci, me ​praninë e Komisionarëve Evropianë.

Në këtë takim pala shqiptare u përfaqësua nga zv. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Znj. Ornela Çuçi dhe Sekretari Kombëtar i Ujit znj. Gerta Lubonja.

Në kuadër të takimit trilateral për projektin e përbashkët për pastrimin e Adriatikut, Znj. Çuçi, bëri një prezantim të situatës në vend si dhe masat që ka marr Qeveria Shqiptare drejt zbatimit të UNFCCC, duke përfshirë këtu përgatitjen e tre komunikimeve kombëtare (2002, 2009, 2016), si dhe masat e marra nga qeveria Shqiptare për Clean and Green 2020.

Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit në nivel sub-rajonal në Adriatik në lidhje me ndotjen detare dhe mbeturinat detare.  Të gjithë pjesëmarrësit e takimit shprehën interesin e përbashkët të Kroacisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi për të adresuar Strategjinë mbi Plastikën në një projekt pilot të mundshëm.