Zbatimi i reformës në sektorin e ujit ka sjellë domosdoshmërinë edhe të zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve njerëzore të tij. Në këtë kuadër në datë 25 Maj 2017, Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri organizoi një takim pune me të gjithë anëtarët e nëngrupeve tematike me qëllim identifikimin e nevojave për trajnim të burimeve njerëzore në sektorit të ujit. Ky takim u zhvillua në ambjentet e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, duke sjellë diskutime shumë të frytshme lidhur me çështjet e forcimit të kapaciteteve njerëzore të sektorit. Gjetjet e këtij takimi konsistuan në propozimin e disa tematikave për trajnim, duke përbërë një hap të rëndësishëm për vijueshmërinë më tej të procesit të bashkëpunimit me ASPA-n për hartimin për miratimin e dy moduleve specifike të trajnimit në sektorin e ujit.




