Workshop-i i I-rë për zhvillimin e kapaciteteve në menaxhimin e integruar të burimeve ujore

Workshop-i i I-rë për zhvillimin e kapaciteteve në menaxhimin e integruar të burimeve ujore

Në kuadër të projektit ‘’Mbështetja e BE-së për menaxhimin e integruar të ujit’’, i financuar nga BE dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, në datë 27.05.2019 në ambjentet e AMBU-së u zhvillua Workshop-i i I-rë për zhvillimin e kapaciteteve në menaxhimin e integruar të burimeve ujore.

Në këtë takim të zhvilluar nga eksperti i ADA morën pjesë, stafi i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore si dhe stafi i Zyrës së Administrimit të Basenit Ujor Ishëm – Erzen – Mat.

Ky workshop u fokusua në zgjerimin e njohurive mbi fushën e zhvillimit të kapaciteteve si dhe në identifikimin e grupeve kryesore të interesit për sekorin e ujit në vend – lidhja dhe marrëdhënia institucionale e secilit prej tyre me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU). Një pjesë e rëndësishme e këtij workshopi ishte edhe diskutimi mbi metodologjinë e cila do përdoret për të bërë vlerësimin e kapaciteteve gjatë implementimit të këtij projekti.

Pjesë e rëndësishme e Workshop-it ishte edhe plotësimi i nje pyetesori mbi kapacitetet aktuale në AMBU dhe ZABU Ishëm – Erzen – Mat, rezultatet e të cilit do të përfshihen në Raportin e Vlerësimit të Kapaciteteve i cili është në proces.

 

2