Workshop-i shumë palësh i organizuar nga TAIEX, mbi mundësitë e financimit të sektorit të ujit, organizuar në Bruksel më datë 7.12.2017

Workshop-i shumë palësh i organizuar nga TAIEX, mbi mundësitë e financimit të sektorit të ujit, organizuar në Bruksel më datë 7.12.2017

Qëllimi i workshop-it ishte zgjerimi i njohurive të institucioneve që punojnë në fushën e ujit, në vendet e evropës lindore, mbi fondeve e BE dhe mundësitë e financimit në sektorin e ujit, të cilat janë në dispozicion të acquis të ujit. Prezantimet u fokusuan në fondet e nevojshëm në zbatim të acquis të ujit; ndarja e eskperiencave nga vendet anëtare; mekanizmave ekzistues të BE për financimin dhe mundësive të tjera nga të cilat mund të përfitohen. Shtetet pjesëmarrëse realizuan një prezantim të situatës aktuale dhe vështirësive që përballen për të përfituar këto fonde në nivel kombëtar. Prezantimet e Kroacisë dhe Sllovenisë paraqitën një panoramë të sfidave dhe problematikave që ishin hasur gjatë procesit të integrimit. Ekspertët e BE dhe përfaqësues të institucioneve financiare paraqiten mundësitë dhe meknizmat e ndryshëm financiare për mbështetjen e sektorit të ujit, ku mund të përmendim:

 

  • “European Structural and Investment Found” (ESIF), Buxheti 454 bilion euro;
  • “Horizon 2020”, Buxhet 77 bilion euro;
  • “European Neighborhood Instrument”, ENI 2014-2020 Buxhet 15.5 bilion euro;
  • “IPA”, Buxhet 11.7 bilion euro;
  • “WBIF”, Buxhet 1.4 bilion euro;

 

Këto instrumenta financiare duhen shfrytëzuar duke bashkëpunuar ngushtë me zyrat e delegacionit evropian.

 

Prezantimet e këtij workshop gjenden në link si më poshtë:

 

https://webgate.ec.europa.eu/TMSWebRestrict/resources/js/app/#/library/detail/65390

 

3 4

6