Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, referuar VKM nr. 1015, datë 16.12.2020 “Për Përmbajtjen, Zhvillimin dhe Zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Burimeve Ujore, të Planeve të Menaxhimit të Baseneve Ujore dhe Planeve të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet”, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim, në kuadër të projektit EUSIWM ka hartuar Planin e Menaxhimit të Basenit Ujor Erzen.
Referuar dispozitave të ligjit nr. 91/2013 “Për vlerësimin strategjik mjedisor” Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka nisur paralelisht edhe procesin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për këtë plan dhe ka hartuar raportin paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor.
Ju njoftojmë se raporti paraprak i VSM-së dhe përmbledhja jo-teknike e tij janë publikuar në faqen zyrtare elektronike të AMBU-së dhe do të qëndrojnë të publikuara për të paktën 30 (tridhjetë) ditë.
Raportet e publikuara mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.
Ju ftojmë të njiheni me dokumentet dhe të jepni sugjerimet, komentet dhe propozimet tuaja .
Kontaktoni direkt: Ermela Kraja, Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore