Forcimi i rolit të KBU-së Ishëm –Erzen për menaxhimin e burimeve ujore

Forcimi i rolit të KBU-së Ishëm –Erzen për menaxhimin e  burimeve ujore

Më datë 23 Janar 2018, Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit organizoi në qytetin e Tiranës takimin me temë “Forcimi i rolit të KBU-së Ishëm -Erzen për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”.

Fokusi i këtij takimi ishte menaxhimi i burimeve ujore dhe rehabilitimi i lumenjëve të basenit Ishëm –Erzen.

Pjesëmarrëse në këtë takim ishte dhe prefektja e Tiranës Znj. Suzana Jahollari,  në rolin e kryetarit të KBU-së Ishëm –Erzen, e cila theksoi rëndësinë dhe rritjen e ndërgjegjësimit në menaxhimin e këtyre burimeve ujore.

Stafi i STKKU-së prezantoi disa tema në lidhje me mënyrën se si të menaxhohen burimet ujore në Shqipëri, duke i lidhur me rolin dhe detyrat e KBU-së Ishëm –Erzen. Të gjitha këto prezantime u shoqëruan me pyetje dhe diskutime.

 

Prezantimet:

  1. Menaxhimi i Burimeve Ujore në Shqipëri dhe në Basenin Ishëm –Erzen ;
  2. Roli dhe kompetencat e KBU-ve dhe ABU-ve;
  3. KBU- Organizimi i mbledhjeve dhe procesit të vendim-marrjes;
  4. Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore në nivel baseni;
  5. Direktiva Europiane Kuadër e Ujit;
  6. Kadastra Kombëtare e Burimeve Ujore;
  7. Ndërhyrja ndaj shfrytëzimit dhe gërryerjes së brigjeve dhe shtretërve të lumenjve;

Programi Kombëtar Sektorial.