Më datë 23 Janar 2018, Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit organizoi në qytetin e Tiranës takimin me temë “Forcimi i rolit të KBU-së Ishëm -Erzen për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”.
Fokusi i këtij takimi ishte menaxhimi i burimeve ujore dhe rehabilitimi i lumenjëve të basenit Ishëm –Erzen.
Pjesëmarrëse në këtë takim ishte dhe prefektja e Tiranës Znj. Suzana Jahollari, në rolin e kryetarit të KBU-së Ishëm –Erzen, e cila theksoi rëndësinë dhe rritjen e ndërgjegjësimit në menaxhimin e këtyre burimeve ujore.
Stafi i STKKU-së prezantoi disa tema në lidhje me mënyrën se si të menaxhohen burimet ujore në Shqipëri, duke i lidhur me rolin dhe detyrat e KBU-së Ishëm –Erzen. Të gjitha këto prezantime u shoqëruan me pyetje dhe diskutime.
Prezantimet:
- Menaxhimi i Burimeve Ujore në Shqipëri dhe në Basenin Ishëm –Erzen ;
- Roli dhe kompetencat e KBU-ve dhe ABU-ve;
- KBU- Organizimi i mbledhjeve dhe procesit të vendim-marrjes;
- Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore në nivel baseni;
- Direktiva Europiane Kuadër e Ujit;
- Kadastra Kombëtare e Burimeve Ujore;
- Ndërhyrja ndaj shfrytëzimit dhe gërryerjes së brigjeve dhe shtretërve të lumenjve;
Programi Kombëtar Sektorial.