Në datat 28 dhe 29 Qershor 2018 Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit (Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore) me mbështetjen e UNDP organizoi në Basenin Ujor Vjosë takimin me temë “Forcimi i rolit të KBU-ve në menaxhimin e integruar të burimeve ujore”.
Në takim morën pjesë anëtarët e KBU-së Vjosë dhe Seman si dhe stafet përkatëse të Agjencive të Baseneve Ujore (Zyrave të Administrimit të Burimeve Ujore) Vjosë dhe Seman gjithashtu.
Synimi i këtij aktiviteti ishte forcimi i veprimtarisë së KBU-ve për një menaxhim eficient si dhe i rolit të tyre si organe lokale të administrimit të integruar të burimeve ujore.
Nisur nga qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti stafi i STKKU-së pergatiti edhe prezantimet të cilat lidhen kryesisht me administrimin e burimeve ujore në shkallë kombëtare, me detyrimet e vendit tonë në plotësimin e direktivave të ndryshme për hyrjen në BE, në ruajtjen e burimeve ujore nga gërryerja dhe erozioni, baza ligjore e veprimtarisë së KBU-ve si dhe organizimi i mbledhjeve të KBU-së si moment i rëndësishëm në veprimtarinë e tij, forcimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore të baseneve ujore etj.
Prezantimet:
- 1.MENAXHIMI I BURIMEVE UJORE NË SHQIPËRI
- 2. MENAXHIMI I INTEGRUAR I BURIMEVE UJORE LEGJISLACIONI I BE-se
- 3. KADASTRA KOMBËTARE E BURIMEVE UJORE
- 4.MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE NE NIVEL BASENI
- 5. NDRYSHIMET LIGJORE NE SEKTORIN E UJIT LIGJ NR. 111-2012
- 6. FUNKSIONIMI I KBU
- 7. HAPAT E NDERMARRE NE HARTIMIN E PLANIT TE MENAXHIMIT TE BASENIT SEMAN
- 8. PLANI I MENAXHIMIT TE BASENIT TE LUMIT VJOSE
- 9. VLERESIMI I SISTEMEVE HIDRO-EKOLOGJIKE DHE SOCIAL-EKONIMIKE TE LUMIT VJOSE
- 10. UJERAT NDERKUFITARE BASENI VJOSE
- 11. NJOHJA ME PKS
- 12. KRIJIMI I SISTEMIT TE MENAXHIMIT DHE MONITORIMIT MJEDISOR NE LIDHJE ME RAPORTIMET GLOBALE
Në ditën e dytë të aktivitetit u diskutua kryesisht me anëtarët e Agjencive të Basene Ujore Seman dhe Vjosë lidhur me çështjet që lidhen me veprimtarinë e tyre në basen si dhe mënyrat e zgjidhjeve të problemeve që ata ngritën.
Foto te aktivitetit










