Forcimi i rolit të e KBU dhe ABU Vjosë dhe Seman për menaxhimin e burimeve ujore

Forcimi i rolit të e KBU  dhe ABU Vjosë dhe Seman për menaxhimin e  burimeve ujore

Në datat 28 dhe 29 Qershor 2018 Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit (Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore) me mbështetjen e UNDP organizoi në Basenin Ujor Vjosë takimin me temë “Forcimi i rolit të KBU-ve në menaxhimin e integruar të burimeve ujore”.

Në takim morën pjesë anëtarët e KBU-së Vjosë dhe Seman si dhe stafet përkatëse të Agjencive të Baseneve Ujore (Zyrave të Administrimit të Burimeve Ujore) Vjosë dhe Seman gjithashtu.

Synimi i këtij aktiviteti ishte forcimi i veprimtarisë së KBU-ve për një menaxhim eficient si dhe i rolit të tyre si organe lokale të administrimit të integruar të burimeve ujore.

Nisur nga qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti stafi i STKKU-së pergatiti edhe prezantimet të cilat lidhen kryesisht me  administrimin e burimeve ujore në shkallë kombëtare, me detyrimet e vendit tonë në plotësimin e direktivave të ndryshme për hyrjen në BE, në ruajtjen e burimeve ujore nga gërryerja dhe erozioni, baza ligjore e veprimtarisë së KBU-ve si dhe organizimi i mbledhjeve të KBU-së si moment i rëndësishëm në veprimtarinë e tij, forcimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore të baseneve ujore etj.

Prezantimet:

 

AGENDA

 

 

Në ditën e dytë të aktivitetit u diskutua kryesisht me anëtarët e Agjencive të Basene Ujore Seman dhe Vjosë lidhur me çështjet që lidhen me veprimtarinë e tyre në basen si dhe mënyrat e zgjidhjeve të problemeve që ata ngritën.

 

Foto te aktivitetit

1-_DSC0258

1-_DSC0273

1-_DSC0283

1-_DSC0290

1-_DSC0295

1-_DSC0306-001

1-_DSC0307

1-_DSC0395

1-_DSC0398

1-_DSC0402

1-_DSC0406