Forcimi i rolit të KBU-së Mat për menaxhimin e burimeve ujore

Forcimi i rolit të KBU-së Mat për menaxhimin e  burimeve ujore

Më 21 dhjetor 2017, Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit organizoi në qytetin e Lezhës takimin me temë “Forcimi i rolit të KBU-së Mat për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”.

Fokus në këtë takim ishte jo vetëm ndërgjegjësimi i mëtëjshëm i KBU-së Mat  lidhur me rolin e tij të rëndësishëm në menaxhimin e pasurive ujore, por dhe rehabilitimi i lumenjëve lidhur me këtë basen.

Stafi i STKKU-së prezantoi disa tema në lidhje me mënyrën se si të menaxhohen burimet ujore në Shqipëri, duke i lidhur me rolin dhe detyrat e KBU-së Mat. Të gjitha këto prezantime u shoqëruan me pyetje dhe diskutime.

 

Prezantimet:

  1. Menaxhimi i Burimeve Ujore në Shqipëri dhe në Basenin e Matit;
  2. Direktiva Europiane Kuadër e Ujit;
  3. Kadastra Kombëtare e Burimeve Ujore;
  4. Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore në nivel baseni;
  5. Roli dhe kompetencat e KBU-ve dhe ABU-ve;
  6. KBU- Organizimi i mbledhjeve dhe procesit të vendim-marrjes;
  7. Plani i Menaxhimikt të Basenit të Lumit Mat;
  8. Studim fisibiliteti për përmirësimin e infrastrukturës e mbrojtjes nga përmbytjet në lumin Mat;
  9. Programi Kombëtar Sektorial;