Publikimi i Raportit Paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor të “Planit të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet
Publikimi i Raportit Paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor të “Planit të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet për disa zona ku ekziston rreziku potencial nga përmbytjet ose ka gjasa të ndodhin përmbytje, Drin – Bunë 4, 5 dhe 6, të shpallura me Vendimin nr.1, datë 15.6.2021 të Këshillit Kombëtar të Ujit
Intervistë e Drejtorit të Përgjithshëm të AMBU me revistën Trailblazing Magazine
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencicë së Menaxhimit të Burimeve Ujore ka dhënë një intervistë ekskluzive me revisten Trailblazing Magazine. Trailblazing Magazine është një revistë dy mujore unike në gjuhën angleze, që ndërthur turizmin, mikpritjen, biznesin, teknologjinë, inovacionin, diplomacinë, artin dhe kulturën. Revista shtjellon projekte të ndryshme nëpërmjet zërave më atraktivë nga këto fusha, duke ndjekur tendencat lokale dhe globale.
Publikimi i hartave të rrezikut (hazard maps) nga përmbytjet
Në Kadastrën Kombëtare të Burimeve Ujore janë publikuar hartat e rrezikut nga përmbytjet të miratuara me Vendimin Nr 2 të KKU, datë 15.06.2021 “Për miratimin e hartave të rrezikut nga përmbytjet për disa zona të baseneve ujore Erzen, Ishëm, Shkumbin, Seman dhe Vjosë” dhe Vendimin Nr 3 të KKU, datë 15.06.2021 “Për miratimin e hartave të rrezikut nga përmbytjet për disa zona të basenit ujor Drin – Bunë”.
Takimi i parë i grupit ndërinstitucional të punës për hartimin Planit të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet
Takimi i parë i grupit ndërinstitucional të punës për hartimin Planit të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet (PMRP) për zonën e nën-Shkodrës.
Pas përafrimit të legjislacionit të BE, konkretisht të Direktivës së Përmbytjeve (Directive 2007/60/EC);
PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, THIRRJA VI
Në zbatim të Vendimit nr. 395, datë 29.04.2015, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e gjashtë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”.
Takimi i II-të i Grupit Tematik “Burimet Ujore”
Në vijim të zbatimit të urdhrit të Kryeministrit nr. 157, datë 22.10.2018 “Për marrjen e masave për zbatimin e qasjes së gjerë sektoriale/ndërsektoriale, si dhe ngritjen dhe funksionimin e mekanizmit sektorial/ndërsektorial të integruar”, të enjten, datë 03.06.2021, u zhvillua takimi i dytë i Grupit Tematik “Burimet Ujore”.
Takimi i tretë i Grupit Ndërinstitucional të Punës për hartimit e paketës ligjore në fushën e menaxhimit të burimeve ujore
Në kuadër të procesit të integrimit evropian, AMBU me mbështetjen e projektit “Mbështetja e BE-së për menaxhimin e integruar të ujit në Shqipëri”, financuar nga BE dhe ADA, ka hartuar paketën ligjore me synim përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar në fushën e menaxhimit të burimeve ujore me acquis të Bashkimit Evropian.
Takim i Grupit Ndërinstitucional të Punës
Në vijim të zbatimit të Urdhrit nr.24 prot., datë 9.02.2021, të Kryeministrit, “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e paketës ligjore në fushën e menaxhimit të burimeve ujore” AMBU organizoi në datën 17.05.2021 takimin e dytë me anëtarët e Grupit Ndërinsitucional të Punës për vazhdimin e veprimtarisë për hartimin e paketës ligjore në fushën e menaxhimit të burimeve ujore.
Mbledhja e dytë e Komisionit Shqiptaro – Malazez për menaxhimin e ujërave me interes të përbashkët
Në zbatim të VKM-së nr.745, datë 19.12.2018, “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për marrëdhëniet e ndërsjellta në menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare” dhe VKM-së nr.113, datë 6.3.2019, “Për emërimin e anëtarëve që përfaqësojnë palën shqiptare në Komisionin Shqiptaro-Malazez për Menaxhimin e Ujërave me Interes të Përbashkët”, në datën 15.04.2021, online, u zhvillua mbledhja e dytë e Komisionit Shqiptaro-Malazez për Menaxhimin e Ujërave me Interes të Përbashkët.
Përfundimi i Asistencës Teknike të financuar nga BE për Infrastrukturën e Mbrojtjes nga Përmbytjet në Shqipëri
Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) i financuar nga BE-ja dhe Dizajni i Hollësishëm i Projektit WBIF “Infrastruktura e Mbrojtjes nga Përmbytja e Lumit Mat” u zbatuan nga Konsorciumi COWI-IPF (Lehtësia e Projektit të Infrastrukturës 8) në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural dhe Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore.
Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Shqipëri, duke iu afruar standarteve Europiane
Në një aktivitet ku morën pjesë shumë grupe interesi, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore si autoriteti përgjegjës për menaxhimin e burimeve ujore në vend, prezantoi nëj paketë të re ligjore në përputhje të plotë me kërkesat e BE-së dhe sikurse Znj. Gerta Lubonja, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë deklaroi: “rezultate shumë të dukshme mund të arrihen nëpërmjet punës së përbashkët dhe bashkëpunimit të dedikuar. Ndaj është shumë themelore që ne ta përballojmë sëbashku sfidën e përafrimit të kërkesave të legjislacionit të BE-së për ujin pasi përbën një element kritik të pikënisjes në procesin e integrimit europian’’
Vendim Nr 38, datë 08.05.2020 “Për miratimin e protokollit për punët në zyrë dhe terren për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID 19”
Në zbatim të pikës 2, të kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 221, datë 26.04.2018, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore”, si dhe Udhëzuesit “Për administratën/punët në zyrë dhe terren (COVID -19)”, të Institutit të Shëndetit Publik nr.496/11 prot., datë 29.04.2020,
Konsultim me publikun për zhvillimin e Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor Mat
Në kuadër të projektit EUSIWM ‘’Mbështetja e BE-së në Menaxhimin e Integruar të Ujit’’, në vjeshtën e vitit 2019 ka nisur procesi i përgatitjes së Planeit të Menaxhimit të Basenit Ujore Mat. Ky projekt bashkë-financohet nga BE dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, në mbështetje të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujre (AMBU) dhe Zyrave të Administrimit të Baseneve Ujore (ZABU), për forcimin e menaxhimit të burimeve ujore, në përputhje me standartet dhe kërkesat e legjislacionit Europian.
Prezantimi i hartave të rrezikut nga përmbytjet i Projektit PRONEWS me mbështetjen e BE
Qeveria shqiptare me mbështetjen e BE-së është përfituese e projektit PRONEWS “Programi për Përmirësimin e Sistemeve të Paralajmërimit të Hershëm Kombëtar dhe Parandalimit të Përmbytjeve në Shqipëri”. Komponenti C i këtij projekti lidhet me “Zhvillimin dhe Vlerësimin Paraprak të Riskut nga Përmbytja dhe Identifikimin e zonave me rrezik potencial të konsiderueshëm nga përmbytjet”.
Konsultim me publikun për zhvillimin e Planeve të Menaxhimit të Baseneve Ujore Ishëm dhe Erzen
Në kuadër të projektit EUSIWM ‘’Mbështetja e BE-së në Menaxhimin e Integruar të Ujit’’, në vjeshtën e vitit 2019 ka nisur procesi i përgatitjes së Planeve të Menaxhimit për Basenet Ujore Ishëm dhe Erzen. Ky projekt bashkë-financohet nga BE dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, në mbështetje të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujre (AMBU) dhe
Mbledhja e Këshillit të Basenit Ujor Vjosë
Ndonse në një situate të vështirë të krijuar për shkak të Covid-19, vazhdon puna për të siguruar një menaxhim më të mire të burimeve ujore.
Në datën 16 Prill, u mblodh Këshilli i Basenit Ujor Vjosë, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Vjosë, z. Flamur Mamaj
Konferenca e 7-të e Palëve për basenin ndërkufitar të Drinit
Tirana mirëpriti Konferencën e 7-të të Palëve për basenin ndërkufitar të Drinit në datat 29 -30 Janar 2020. Konferenca, e cila u organizua nga GWP-Med, mblodhi 120 delegatë nga shtete të Ballkanit Perëndimor për të festuar 10 vjet bashkëpunim ndërkufitar dhe përparim drejt menaxhimit të përbashkët të basenit të Drinit.
Tavolinë e rrumbullakët mbi hartimin e planit të menaxhimit të basenit ujor Ishëm-Erzen
Më datë 14 Nëntor 2019 u zhvillua tavolina e rrumbullakët me pjesëmarrjen e aktorëve kyç në fushën e menaxhimit të burimeve ujore për të diskutuar rreth “Çështjeve sinjifikante në menaxhimin e ujërave”.
Dita Botërore e Ujit 2020
Dita Botërore e Ujit 2020, me 22 Mars, i kushtohet ujit dhe ndryshimeve klimatike por mbi të gjitha mënyrës se si ato janë pashmangshmërisht të lidhura. Përshtatja ndaj ndikimit të ndryshimeve klimatike në burimet ujore, mbron shëndetin dhe shpëton jetën e shumë njerëzve në mbarë botën, e sidomos në vendin tonë.
PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËSIMIT, THIRRJA V
Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e pestë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”.