Forcimi i rolit të KBU Drin-Bunë në menaxhimin e integruar të burimeve ujore

Forcimi i rolit të KBU Drin-Bunë në menaxhimin e integruar të burimeve ujore

Më 15-16 nëntor 2017, Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit, me mbështetjen e GIZ organizoi në qytetin e Shkodrës takimin me temë “Forcimi i rolit të KBU-së Drin-Bunë për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”.

Qëllimi i këtij takimi ishte ndërgjegjësimi i mëtejshëm i Këshillit të Basenit Ujor Drin-Bunë, lidhur me rolin e tij të rëndësishëm në menaxhimin e pasurive ujore të këtij baseni.

Ky takim u organizua fillimisht në këtë basen si më i madhi në vend, por edhe duke patur faktin se ujrat e tij lidhin Greqinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Malim të Zi.

Stafi i STKKU-së prezantoi disa tema në lidhje me mënyrën se si të menaxhohen burimet ujore në Shqipëri, duke i lidhur me rolin dhe detyrat e KBU-së Drin-Bunë. Të gjitha këto prezantime u shoqëruan me pyetje dhe diskutime.

 

Prezantimet:

 

1.Menaxhimi i Burimeve Ujore ne Shqiperi

2. Plani Kombetar Sektorial

3. Zhvillimi i Kapaciteteve Njerezore ne nivel baseni

4. Te drejtat dhe detyrimet e KBUve

5. Legjislacioni i BE

7. Projekte ne proces

8. Ujerat Nderkufitare

9.Kadstra e ujit

10.KBU – Organizimi i Mbledhjeve

 

Foto rreth takimit:

1-_DSC0506

1-_DSC0445