Më 15-16 nëntor 2017, Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit, me mbështetjen e GIZ organizoi në qytetin e Shkodrës takimin me temë “Forcimi i rolit të KBU-së Drin-Bunë për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”.
Qëllimi i këtij takimi ishte ndërgjegjësimi i mëtejshëm i Këshillit të Basenit Ujor Drin-Bunë, lidhur me rolin e tij të rëndësishëm në menaxhimin e pasurive ujore të këtij baseni.
Ky takim u organizua fillimisht në këtë basen si më i madhi në vend, por edhe duke patur faktin se ujrat e tij lidhin Greqinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Malim të Zi.
Stafi i STKKU-së prezantoi disa tema në lidhje me mënyrën se si të menaxhohen burimet ujore në Shqipëri, duke i lidhur me rolin dhe detyrat e KBU-së Drin-Bunë. Të gjitha këto prezantime u shoqëruan me pyetje dhe diskutime.
Prezantimet:
1.Menaxhimi i Burimeve Ujore ne Shqiperi
3. Zhvillimi i Kapaciteteve Njerezore ne nivel baseni
4. Te drejtat dhe detyrimet e KBUve
10.KBU – Organizimi i Mbledhjeve
Foto rreth takimit:

