Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar të Digave të Mëdha me datë 17 Tetor 2016, në ambientet e Hotel Tirana International, organizuan Konferencën Kombëtare për sigurinë e digave dhe menaxhimin e tyre.
Kjo konferencë kishte si qëllim ndërgjegjësimin e institucioneve qëndrore dhe vendore për detyrimet ligjore që ka secili në këtë fushë dhe propozimi i masave të mëtejëshme që duhet të ndërmerren.
Në konferencë ishin ftuar për të bërë prezantime për çështje të ndryshme specialist të shquar të fushës.
Në këtë kuadër fokusi i Konferencës ishte në:
- Prezantimin e situatës dhe problematikave që kanë aktualishte digat në Shqipëri. Historiku i menaxhimit dhe pergjegjësitë institucionale dhe ligjore.
- Analizën dhe propozimin e investimeve që duhet të kryhen urgjentisht për të garantuar sigurinë e digave nga informacioni që disponohet aktualisht duke i renditur sipas prioritetit (nëpermjet një matrice prioritizimi). (proces që do të ecë paralelisht me analizën e të gjithë digave) (këtu do të përfshihet dhe abandonimi)
- Analizën e studimeve dhe monitorimeve të bëra deri tani nga Banka Botërore, Shërbimi Gjeologjik Shqipëtar dhe evidentimi i nevojave për ti plotësuar (numri i digave që ezaurohen plotësisht dhe pjesërisht).
- Paraqitjen e përmbledhur të udhëzuesve dhe materialeve të tjera ndihmëse për njesitë e qeverisjes vendore dhe rëndësia e tyre në funksion të rritjes së kapaciteteve dhe sensibilizimit.
- Financimi aktual i sigurisë së digave dhe gjetja e mekanizmave financiare për rikuperimin e kostove. Sipas eksperiencës botërore.
Në konferencë morrën pjesë:
- Përfaqësues të Ministrive të linjës të angazhuar në fushën e menaxhimit të digave.
- Institucione të rëndësishme shkenocore që kanë pjesë të veprimtarisë së tyre projektimin, menaxhimin e mirëmbajtjen e digave.
- Përfaqësues të pushtetit lokal nga Bashkitë, që merren me administrimin e digave.
- Investitorë të rëndësishmë që operojnë në këtë sektor.
Në faqen e STKKU mund të gjeni perzantimet e bëra dhe kuadrin ligjor ekzistuese në mënyrë të përmbledhur
Prezantimet në konferencë:
1. KUSHTET AKTUALE DHE LIGJSHMËRIA NË FUSHËN E SHFRYTËZIMIT TË DIGAVE
3. MBI STUDIMIN PER SHKARKIMET ETJ…
4. MONITORIMI I DIGAVE TE KASKADES SE LUMIT DRIN
6. PROJEKTI HIDROENERGJETIK I DEVOLLIT
7. DİGAT ME MATERIAL VENDI SİGURİA E TRUPİT TË DİGËS DHE VEPRAVE TË TJERA QË İ SHËRBEJNË ASAJ
8. VLERËSIMI TEKNIK DHE SIGURIA E DIGAVE TË BUJQËSISË NË SHQIPËRI” DHE MODELET E ORGANIZIMIT
9. KONTROLLI DHE MONITORIMI IN-SITU I DIGAVE ME METODA GJEOFIZIKE
10. KONTROLLI DHE MONITORIMI I QENDRUESHMËRISË SË SHPATEVE DHE RRËSHQITJEVE
11. DIGAT SIGURIA DHE MONITORIMI
Disa foto nga konferenca



