Konsultim me publikun për zhvillimin e Planit të Menaxhimit të Basenit Lumor Vjosë

Në kuadër të projektit EU4River dhe në vazhdim edhe të projektit EUSIWM ‘’Mbështetja e BE-së në Menaxhimin e Integruar të Ujit’’, ka nisur procesi i përgatitjes së Planit të Menaxhimit të Basenit Lumor për Basenin e Lumit Vjosa. Ky projekt bashkë-financohet nga BE dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, në mbështetje të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) dhe Zyrës së Administrimit të Basenit Lumor Vjosë (ZABL), për forcimin e menaxhimit të burimeve ujore, në përputhje me standardet dhe kërkesat e legjislacionit Evropian.

Publikimi i informacionit gjeohapsinor “Lejet e dhëna nga KKU dhe KBU për përdorimet e burimeve ujore” në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG.

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) ka krijuar informacionin gjeohapsinor për lejet e dhëna nga Këshilli Kombëtar i Ujit dhe këshillat e baseneve ujore për përdorimet e burimeve ujore.
Datasetet e krijuara janë publikuar në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG në bashkëpunim me Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor (ASIG).

Sondazhi i AMBU për Burimet Ujore

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) ka nisur një anketim kombëtar për të analizuar opinionin publik se cili institucion i menaxhon burimet ujore në Shqipëri. Anketimi do të kryhet nga AMBU me ndihmën e Projektit ICB-COWI të financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim ( Sida ).

Ju lutem klikoni këtu për të plotësuar pyetësorin: https://forms.gle/rfhwQjfyLP2Bifre7

Njoftim për konsultim publik të Projekt-planit të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet për disa zona ku ekziston rreziku potencial nga përmbytjet ose ka gjasa të ndodhin përmbytje, Drin-Bunë 4, 5 dhe 6.

Projektplani i Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet për disa zona ku ekziston rreziku potencial nga përmbytjet ose ka gjasa të ndodhin përmbytje, Drin-Bunë 4, 5 dhe 6 (territori i njësive administrative Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Rrethinat dhe Velipojë të bashkisë Shkodër dhe njësinë administrative Bushat të bashkisë Vau i Dejës) ka për qëllim miratimin e një dokumenti i cili i shërben institucioneve shtetërore, enteve publike e private për të menaxhuar në mënyrë të harmonizuar rrezikun nga përmbytjet dhe marrjen e masave efektive, me qëllim parandalimin dhe reduktimin e pasojave të mundshme negative nga përmbytjet për shëndetin e njeriut, mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe aktivitetin ekonomik, në zonat respektive.

Moment Historik: Shqipëria nis zyrtarisht procesin screening për Kapitullin 27 në rrugëtimin drejt integrimit evropian

Bruksel – Procesi i screening-ut për Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike nisi zyrtarisht për Shqipërinë, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin e vendit drejt integrimit evropian.
Majlinda Dhuka Kryenegociatore për Shqipërinë dhe Ministre Shteti, Adea Pirdeni, zv/Kryenegociatore, si dhe Almira Xhembulla, zv/Ministre për turizmin dhe mjedisin dhe Drejtuese e Grupit Ndërinstitucional të Punës për Kapitullin 27, drejtuan në një takim 3 ditor, ekipin e përfaqësuesve të 15 institucioneve të qeverisë shqiptare për Kapitullin 27.

Publikimi i Raportit Paraprak të VSM-së për Basenin Mat

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, referuar VKM nr. 1015, datë 16.12.2020 “Për Përmbajtjen, Zhvillimin dhe Zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Burimeve Ujore, të Planeve të Menaxhimit të Baseneve Ujore dhe Planeve të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet”, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim, në kuadër të projektit EUSIWM ka hartuar Planin e Menaxhimit të Basenit Ujor Mat. Referuar dispozitave të ligjit nr. 91/2013 “Për vlerësimin strategjik mjedisor” Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka nisur paralelisht edhe procesin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për këtë plan dhe ka hartuar raportin paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor. Ju njoftojmë se Raporti Paraprak i VSM-së është publikuar në faqen zyrtare elektronike të AMBU-së dhe do të qëndroj i publikuar për të paktën 30 (tridhjetë) ditë. Raportin e publikuar mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm. Ju ftojmë të njiheni me dokumentet dhe të jepni sugjerimet, komentet dhe propozimet tuaja. Link i raportit Raporti_Paraprak_VSM_Baseni_Mat Kontaktoni direkt: Ermela Kraja, Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore...

KONFERENCA E UJIT NË NEW YORK, MARS 2023

Dyzet e gjashtë vite pas konferencës së fundit të OKB-së për ujin, komuniteti ndërkombëtar organizoi takimin historik në New York, i ngarkuar me avancimin e përpjekjeve për të siguruar ujë të sigurt dhe të pastër për njerëzimin. Në fund të konferencës tre-ditore, u arritën rezultate mjat të kënaqshme, siç ishte marrëveshja për të vendosur një të dërguar të posaçëm të OKB-së për ujin, ky një moment politik tepër i rëndësishëm, ku u vendosën rreth 700 angazhime dhe premtime vullnetare nga shumë palë të interesuara. Pavarësisht progresit në disa fusha, raporti i OKB-së për Zhvillimin Botëror të Ujit 2023 paraqet statistika të frikshme të krizës globale të ujit: 26% e popullsisë së botës, afërsisht dy miliardë njerëz, nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe 3.6 miliardë nuk kanë akses në shërbime të sigurta sanitare dhe ujë të pijshëm. Mungesa e ujit në zonat urbane pritet të përkeqësohet, pasi raportet tregojnë se dyfishimi i parashikuar i popullsisë në këto zona, mendohet të shkoj nga 930 milionë në vitin 2016 në 1.7 deri në 2.4 miliardë njerëz në vitin 2050. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres hapi konferencën duke theksuar katër veprime kyçe për të përshpejtuar Axhendën e Veprimit për Ujin: zvogëlimi e hendekut në menaxhimin e ujit; investimi masiv në sistemet e ujit dhe kanalizimeve; fokusimi në ciklin, e ujit; adresimin e ndryshimeve klimatike. Fokusi në Konferencë ishte Axhenda e Veprimit për Ujin, e cila përbëhet nga angazhime vullnetare të Shteteve Anëtare të OKB-së si dhe palë të interesuara. Zotimet e shprehura në konferencë trajtojnë një grup të gjerë temash që synojnë krijimin e partneriteteve dhe bashkëpunimit drejt veprimeve...

Konkursi Kombëtar i Fotografisë për Mbrojtjen e Burimeve Ujore

AMBU dhe Ambasada Suedeze në Tiranë kanë shpallur zyrtarisht Konkursin Kombëtar të Fotografisë për Mbrojtjen e Burimeve Ujore, i cili fton fotografët e rinj nga i gjithë vendi të paraqesin fotot e tyre më të mira që tregojnë bukurinë dhe rëndësinë e burimeve ujore dhe mbrojtjen e tyre. Uji është një nga burimet më vitale në planetin tonë dhe është thelbësore që ta mbrojmë atë për brezat e ardhshëm. Nëpërmjet këtij konkursi, ne shpresojmë të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e burimeve ujore dhe të promovojmë ruajtjen e tyre. Konkursi është i hapur për fotografët amatorë të grupmoshës 16-23 vjeç dhe do të pranojë aplikime në kategori të ndryshme, duke përfshirë peizazhet, kafshët e egra, njerëzit dhe infrastrukturën ujore. Fotot duhet të tregojnë rëndësinë e burimeve ujore, të nxjerrin në pah sfidat me të cilat përballen në ruajtjen e tyre dhe të paraqesin praktikat më të mira në menaxhimin e burimeve ujore. Punimet fituese do të përzgjidhen nga një panel ekspertësh në fotografi dhe menaxhimin e burimeve ujore dhe do të paraqiten në një ekspozitë që do të vizitojë vendin. Konkursi do të ofrojë gjithashtu një mundësi për fotografët që të shfaqin punën e tyre. Konkursi Kombëtar i Fotografisë për Burimet Ujore dhe Mbrojtjen e tij është një mundësi e shkëlqyer për të theksuar rëndësinë e burimeve ujore dhe mbrojtjen e tyre. Aplikimet do të pranohen deri me datë 31 Gusht 2023 në llogarinë info@ambu.gov.al. Madhësia e lejuar: 2 MB (nëse foto juaj është mbi madhësinë maksimale lutemi niseni me link wetransfer); Titulli i fotos, Vendi , Emërtimi; Identifikimi: Emër Mbiemër, Mosha, Gjimnazi / Universiteti, Profesioni nëse keni. Ne inkurajojmë...

28 Janari Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

28 Janari është Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe në botë njihet si Dita e Privatësisë – Privacy Day.  28 janari përkon me miratimin në vitin 1981 nga Këshilli i Evropës të Konventës 108 “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale”. Vendi ynë e ka përfshirë në legjislacionin kombëtar këtë dokument me miratimin e ligjit nr. 9288/2004. Konventa është modernizuar në maj të vitit 2018 (Konventa 108+) me aprovimin e Protokollit CETS No. 223, i cili u nënshkrua në 28 janar 2022 edhe nga Shqipëria dhe është bërë pjesë e legjislacionit nëpërmjet ligjit 49/2022. Njohja, ndërgjegjësimi dhe promovimi në tërësi i të drejtave dhe lirive themelore të individit është një nga detyrat kryesore të autoriteteve publike për forcimin e vetëdijes qytetare. Një shoqëri demokratike e shëndetshme nuk mund të kuptohet pa një proces të vazhdueshëm edukativ për kultivimin e kulturës në ushtrimin praktik të këtyre të drejtave. Në këtë kontekst, e sidomos duke marrë në konsideratë përparimin teknologjik dhe digjitalizimin, mbrojtja e të dhënave personale është shumë e rëndësishme dhe në themel të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë. Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në kuadër të aktiviteteve për Javën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe në funksion të interesit publik, ka përgatitur një poster elektronik...

Samiti i Ohrit “Blue Economy”

Në datat 2-3 nëntor 2022, në Ohër të Maqedonisë së Veriut u zhvillua Samiti “Ohrid Blue Economy Summit”, i organizuar nga “Prime Point Partners” dhe “CEI (Central Europe Initiative)”, me fokus Ekonominë Blu. Samiti kishte për qëllim ndërgjegjësimin për rritjen ekonomike dhe mundësitë e zhvillimit të ekonomisë blu dhe të adresonte rëndësinë dhe sfidat specifike të qëndrueshmërisë të ujit të ëmbël veçanërisht në Liqenin e Ohrit dhe zonën më të gjerë të basenit të lumit Drin. Pjesë e tryezës së diskutimeve dhe workshopit ishte edhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore. Nga përfaqësues të Maretime ICT Cluster, Greece, EU for Economic Growth, GIZ N.Macedonia dhe Swiss EP u prezantua koncepti i Ekonomisë Blu dhe fushat e veprimit dhe mbështetur në këtë temë, përfaqësuesve të institucioneve arsimore dhe shkencore te Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë shkëmbyen eksperiencat dhe mbështetjen që i japin këto institucione, konceptit të zhvillimit të brezave për ekonominë Blu. Kompani private të krijuara në Ballkanin perëndimor dhe të ndërlidhura me ujin, prezantuan vështirësitë dhe arritjet ku vlen të përmendet “Sentinel Marine Solution” si kompani lider në BE në fushën e sistemeve të integruara për Jahtet. Përfaqësuesi e AMBU-së, z Sead Sadiku (drejtor i Zyrës së Administrimit të Basenit Ujor Drin-Bunë), në panelin për Krijimin e ekosistemit ndërkufitar të ekonomisë Blu në Liqenin e Ohrit, Prespës dhe lumit Drin në tersi,  shkëmbeu eksperiencën e vendit tonë në menaxhimin e burimeve ujore dhe liqeneve ndërkufitare në veçanti. Pjesëmarrësit në panel u njohën me legjislacionin aktual të Shqipërisë në fushën e ujit dhe funksionimin e strukturave vendimmarrëse dhe ekzekutive për menaxhimin e integruar të burimeve ujore si edhe mbështetjen...

Publikimi i draft-it final të Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor Mat

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, si autoriteti përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor, me mbështetjen e projektit EUSIWM (Mbështetja e Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Integruar të Ujit), ka hartuar Planin e Menaxhimit të Basenit Ujor për Basenin e Lumit Mat. Kemi kënaqësinë t’iu bëjmë me dije se tashmë është publikuar Drafti Final i Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor për basenin e lumit Mat, duke filluar edhe me Fazën e Dytë të Konsultimit Publik. Ky konsultim dhe administrim i përgjigjeve të konsultimit do të kryhet nga AMBU, në cilësinë e autoritetit kompetent për hartimin, në përputhje me Ligjin e Republikës së Shqipërisë për Konsultim Publik, përkatësisht Neni 15 dhe Neni 17. Kliko linkun për të shkarkuar dokumentin: Drafti i Plani te Menaxhimit te Basenit Ujor Mat_Nentor 2022 Ju ftojmë të njiheni me draft-in final të PMBU Mat dhe të jepni sugjerimet, komentet dhe propozimet tuaja në lidhje me dokumentin. Kontaktoni direkt: Ermela Kraja, Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Menaxhmit të Burimeve Ujore, AMBU...

Publikimi i Raportit Paraprak të VSM-së për Basenin Erzen

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, referuar VKM nr. 1015, datë 16.12.2020 “Për Përmbajtjen, Zhvillimin dhe Zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Burimeve Ujore, të Planeve të Menaxhimit të Baseneve Ujore dhe Planeve të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet”, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim, në kuadër të projektit EUSIWM ka hartuar Planin e Menaxhimit të Basenit Ujor Erzen. Referuar dispozitave të ligjit nr. 91/2013 “Për vlerësimin strategjik mjedisor” Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka nisur paralelisht edhe procesin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për këtë plan dhe ka hartuar raportin paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor.  Ju njoftojmë se raporti paraprak i VSM-së dhe përmbledhja jo-teknike e tij janë publikuar në faqen zyrtare elektronike të AMBU-së dhe do të qëndrojnë të publikuara për të paktën 30 (tridhjetë) ditë.  Raportet e publikuara mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm. Ju ftojmë të njiheni me dokumentet dhe të jepni sugjerimet, komentet dhe propozimet tuaja . Raporti JoTeknik_i_VSM_Draft_Baseni_Erzen Raporti Paraprak_VSM_Baseni_Erzen Kontaktoni direkt: Ermela Kraja, Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore...

Publikimi i draft Projektligjit Për Strategjinë Detare

Projektligji “Për Strategjinë Detare” është hartuar si pjesë e paketës ligjore në kuadër të përafrimit të plotë të legjislacionit Shqiptar në fushën e menaxhimit të burimeve ujore me acquis të Bashkimit Evropian në këtë fushë, nëpërmjet mbështetjes së projektit “Mbështetja e Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Integruar të Ujit në Shqipëri”

Publikimi i draft Projektligjit Për Burimet Ujore

Projektligji “Për burimet ujore” është hartuar si pjesë e paketës ligjore në kuadër të përafrimit të plotë të legjislacionit Shqiptar në fushën e menaxhimit të burimeve ujore me acquis të Bashkimit Evropian në këtë fushë, nëpërmjet mbështetjes së projektit “Mbështetja e Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Integruar të Ujit në Shqipëri”,